Një ditë pasi njoftoi për protestën kombëtare dhe nënshkroi marrëveshje me Ilir Metën e PL-së për të dalë bashkë në zgjedhjet e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar revoltë.

 

Sipas tij, Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës.

 

“Po zien te çdo i ri, që sheh tek Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohtë të mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”, është shprehur Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re