Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj gjestit që bëri ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme shtyu Enkelejd Alibeajn.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim i ka bërë thirrje Berishës që dhuna e tij për të larguar të tjerët nga foltorja nuk duhet të përsëritet më.

Yuri Kim: “Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re