Analisti Dritan Hila tha se kreu i PD Sali Berisha del në fushatë si anëtar i Komitetit Qendror, ndërsa Rama i veshur me ngjyra. Ai mbrojti dhe ardhjen e refugjatëve të huaj në Shqipëri nga Italia, duke thënë se nuk bëjnë dëm.
Ndërsa, diplomati i karrierës Agim Nesho deklaroi se Shqipëria po merr të gjithë kriminelët dhe se qeveria bën shpenzime marramendëse për gjëra që nuk janë tepër të nevojshme.
Pjese nga debati ne Open
Dritan Hila: Berisha del si anëtar i Komitetit Qendror, ndërsa Rama është veshur me ngjyra.
Agim Nesho: Si të të pranojnë në BE kur ka pastrim parash? Kriminelët që po pranoni.
Dritan Hila: Për 40 vetë që kanë ardhur këtu bëni hatanë.
Agim Nesho: Unë mbroj vendin tim. Kryeministri është pengesa për në Europë. Ti po merr gjithë kriminelët. Shqiptarët jetojnë me 5 dollarë në ditë.
Dritan Hila: Kur nuk gjen shqiptarë që të punojnë për 400 dollarë, do marrësh filipenezë. Asnjë shqiptar s’po vdes për bukë, hiqeni si tezë.
Agim Nesho: Po shpenzoni 1 milionë dollarë për shpenzime tualeti. Mos i jep ngjyra realitetit.
Dritan Hila: Unë ngjyra s’po i jap, por edhe të themi se po vdesim për bukë nuk mund të themi.