Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës është shprehur se në në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Sipas Berishës, këto sisteme të një sigurie të lartë dhe të një mbrojtje të plotë kibernetike, janë në duart e krimit.

“Të dashur miq, në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Këto sisteme të një sigurie të lartë, të një mbrojtje të plotë kibernetike, e bënë Shqipërinë një vend, për të cilin votuan të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave.

Erdhën zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjeve, drejtori i përgjithshëm i policisë federale gjermane dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nga vendet e tjera.

Ata mbetën të befasuar kur panë sistemet e kontrollit të kalimit të kufirit.

Po sot o miq? A e dini ju se këto sisteme janë në duart e krimit?

Se këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko