Publikimi i hakerave i të dhënave të sistemit “Memex” në vendin tonë, nxorri në një deklaratë për mediat, kryedemokratin Sali Berisha.

 

Berisha akuzoi se në sulmin ndaj sistemeve tona nuk janë përfshirë vetëm hakerat iranianë por edhe hakerat e vete qeverisë.

 

Kryedemokrati tha se hakerat e qeverise kanë shfrytëzuar momentin për të fshirë të dhëna të sistemi “TIMS” për implikime të zyrtareve të rëndësishëm në ngjarje të rënda kriminale.

 

Sipas tij sulmi nisi fillimisht me patronazhistet dhe me nxjerrjen e te dhenave per pagat dhe targat.

 

Berisha shtoi se cdo gjë ndodhet tashmë në duart e krimineleve.

 

Denoncoj vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti, që funksionon si një shtet i mafies.Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale.Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit.Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen.Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve.Të gjitha të tjerat, janë mashtrime.Sistemet janë në mëshirë të atyre që po i sulmojnë dhe po i shkatërrojnë.Natyrisht, sistemi TIMS, sipas burimeve serioze, është sulmuar nga hakera qeveritarë, me qëllim për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve, me grupet kriminale dhe trafikantët, udhëtimet e tyre të përbashkëta, të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën.Kurse, nxjerrja e të dhënave të kartotekës, përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duart e krimit.Dënoj me ashpërsinë më të madhe, këtë veprimtari kriminale, shtetërore.

 

 

Berisha ngriti disa pyetje duke akuzuar institucionet se nuk kane ndaluar asnje njeri për sulmin kibternetik sepse drejtësia është vegël e partisë-shtet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re