Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani thotë se shpresa nuk duhet të jetë tek Sali Berisha, pasi sipas tij ai nuk ka asnjë plan për të ardhur në pushtet.
Shabani tha gjithashtu u shpreh se ka shumë njerëz që janë të pakënaqur me qeverinë dhe kryeministrin Rama, por këta nuk i përfaqëson Sali Berisha.
Sipas tij, janë provuar të gjitha strategjitë e Sali Berishës dhe tashmë lind ideja e një riorganizimi ndryshe të opozitës.
“Berisha, provoi njëherë mosbindjen civile, protestat masive, qeveria teknike. I mban këta me histori dhe bracoleta derisa të vijnë zgjedhjet dhe pastaj u thotë i vodhën zgjedhjet
Nuk ka asnjë plan ai për të ardhur në pushtet. Shpresa nuk duhet të vijë nga Berisha, Berisha ca ka pasur për të dhënë ja ka dhënë Shqipërisë dhe ça ka pasur për të marrë ja ka marrë.
Unë mendoj se ka më shumë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë dhe me Ramën personalisht. Problemi është që këta njerëz nuk i përfaqëson Berisha. Berisha i tremb dhe i dekurajon.
Këtu lind ideja që opozitë të riorganizohet ndryshe. Strategjitë e Berishës janë provuar dhe PD ka ardhur këtu ku ka ardhur.
Ai nuk del dot as në fushatë se është në arrest shtëpie dhe nuk e lëshon monopolin as të partisë dhe as të opozitës.
E provuan në 2017 qeverinë teknike, njeri mori targat morën drejtoritë që bënin para dhe prapë fitoi Edi Rama”, tha Endri Shabani i ftuar në News24.