Sali Berisha po merret sot ne pyetje per here te pare nga prokuroret e SPAK, lidhur me akuzat qe jane ngrutur ndaj tij per privatizimin e ish-Kompleksit “Partizani”.

Pas rreth nje muaji qendrim te banese, i isoluar nga takimet e dikurshme politike, Berisha u shoqerua sot per ne SPAK nga nje patrulle policie.

Nderkohe qe here ne mengjes, avokatet tij, Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj e kane pritur ne kafen poshte baneses qe ky i fundit te zbriste.

Avokatet Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj, poshte baneses se Berishës

Kujtojmë se, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 dhjetor 2023.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re