Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se akuza e ngritur ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është de facto amnisti. Gjatë një deklaratë për gazetarët, Berisha akuzoi  prokurorinë speciale se e ndikuar nga kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrugën për të shpëtuar Ilir Beqajn nga afera  e sterilizimit e për ta shpallur të pafajshëm.

 

SALI BERISHA

“E shpall të pafajshëm sepse ligji i konfliktit të interesit, nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo nuk është në konflikt interesi. Këtë detyrë, ligjërisht dhe përgjegjës para ligjit, janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, një tender, një kërkesë financiare në konflikt interesi.

 

Pra, Rama dërgon Beqën me akuzën se nuk diktoi konfliktin e interesit, me qëllimin e vetëm që gjykatësi të thotë se Beqaj është i pafajshëm. Ligji nuk ia kërkon Beqës këtë. Ligji ia kërkon Rrjepës dhe Rrapajt.”

 

Sipas liderit të opozitës Berisha, ish-ministri i Shëndetësisë mban përgjegjësi për demin që i është shkaktuar shtetit nga koncesioni i sterilizimit.

 

“Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit sepse i ka dhuruar Investalit të Rama-Rrepajt, megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern dhe një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimet.”

 

Ish-kryeministri  ka sulmuar sërish prokurorinë speciale se është vendosur në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re