Skip to content

Berisha sulmon Agron Shehajn pse nuk e përmendi edhe atë, pas takimit me Yuri Kim: E keni kompleks të thoni, që unë e dua SHBA-në

Portali i familjes së Sali Berishës, ka sulmuar kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehajn, pas një takimi që ai ka zhvilluar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha është tërbuar, se Shehaj nuk e ka përmendur atë.

Në shkrimin e publikuar në portalin e familjes së Berishës evidentohet fakti që tani e kanë kompleks të përmendin emrin e Sali Berishës kur takohen me zyrtarë amerikanë, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

“Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, njoftoi një ditë më parë se ishte takuar dhe kishte biseduar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Shehaj u kujdes të theksonte se ishte Kim që i kishte kërkuar një takim.

Pas publikimit të njoftimit erdhi një lumë komentesh nga demokratët.

Ata i kujtojnë Shehajt kontributin e Sali Berishës në ndërtimin e marrëdhënieve të forta mes Shqipërisë dhe SHBA.

“PD ka qenë gjithmonë forca politike më pro-amerikane, edhe lideri i saj, Sali Berisha. Duket sikur e keni kompleks ta përmendni liderin historik të PD,” shkruan një komentuese.

“PD e ka mbështetur gjithmonë PD, po ti nuk ke faj se nuk e ke idenë se nuk ke lidhje me realitetin politik”, thekson një tjetër komentues.

“Amerikën dhe dashurinë për të e afroi Sali Berisha,” shkruan një tjetër komentuese”, thuhet në shkrimin e portalit të familjes së Berishës.

Problemi është se Agron Shehaj nuk ka çfarë t’i bëjë faktit që SHBA e ka shpallur “non grata” Sali Berishën dhe nuk mund ta shpëtojë apo pastrojë nga kjo damkë, duke e përmendur edhe atë në takimet e tij.

Kuptohet që Berisha është në hall dhe kërkon mbështetje nga kushdo, por këtë që hall që ka me SHBA, nuk mund t’ia zgjidhë dot asnjë.

(TemA)