Në të paktat herë që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Sali Berisha ka zgjedhur sot që ti rikthehet sulmeve ndaj ‘benjaminit’ të tij të dikurshëm në krye të PD.

Vazhdimisht në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha la të kuptohej që të gjitha aksionet që ndërmerren nga Alibeaj dhe Bardhi janë të orkestruara pikërisht nga Basha.

Kreu i PD-së deklaroi edhe në një mënyrë disi shtantazhuese, se shumë shpejt do të dalin në dritë fakte dhe arsye, se si Basha, Bardhi dhe Alibeaj i shërbejnë Ramës.

I pyetur nga gazetarët nëse Oerd Bylykbashi, i vetmi ‘foltorist’ i votuar dje në Kuvend për Reformën Zgjedhore, do të marrë pjesë në Komision, Berisha u përgjigj prerazi që jo.

Emrat e deputetëve që do të përfaqësojnë PD-në në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale u propozuan nga Enkelejd Alibeaj, dhe u votuan në seancën e djeshme në Kuvend.

“Të besosh trillimet e Gazment Bashës është njësoj si të besosh Lulzim Bashës, njësoj. 

Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne, por mund të them se Alibasha dhe Gazbasha, po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës, të jeni të sigurtë, që nuk do të jetë e largët dita, kur do të kuptohen arsyet si për atë që iku, si për këta, por qetë qetë, avash avash. 

Ne nuk marrim pjesë në asnjë farsë të organizuar nga Edi Rama dhe pseudoopozitarët, nuk marrim pjesë, jo!”, tha Berisha.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re