Mediat e huaja prestigjioze, si Reuters apo Washington Post e konsideruan protestën e Sali Berishës para selisë së PD si të dhunshme.

Por kjo nuk është pranuar nga ish-kryeministri i cili në një konferencë për mediat u shpreh se korrespondentët e këtyre agjencive janë të lidhura kokë e këmbë me Edi Ramën.

“Së pari hedh poshtë kategorikisht se kjo ka qenë protestë e dhunshme. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues. Ka dy përfaqësues të mediave të huaja që janë të lidhura me Ramën dhe që japin lajme në kundërshtim me traditën e agjencive që përfaqësojnë.

Unë nuk e di kujt i referoheni. Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën.

Sa i përket deklaratës së Ambasadës së SHBA nuk e kam lexuar. Për Reuteres jam i sigurtë, është kushëriri i Edi Ramës. Por ne do ti informojmë ato.

Edhe AP e ka marrë nga korrespondenti i saj në Tiranë. Ne do ti çojmë të gjitha dokumentet, do ti shkruajmë edhe Washington Post”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re