Reforma në drejtësi duket se ka futur në panik politikën shqiptare. Por duket qartë se më i shqetësuari është ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka lëshuar akuza të ashpra ndaj institucioneve të reja të drejtësisë të ndërtuara, dhe atyre që po ndërtohen pas procesit të vetingut, duke e konsideruar drejtësinë e re si të ndërtuar mbi racizmin krahinor dhe në shërbim të partisë.

Ai komentoi dhe arrestimin e gjykatëses së Krujës nga SPAK, por nuk e konsideroi atë një sukses të madh, duke shtuar se politikanët kanë prekur mekanizmin elektoral dhe nuk kanë hasur asnjë problem me drejtësinë.

“Kam votuar ndryshimet e reformës me shpresën se qytetarët do të merrnin drejtësinë që meritojnë, por u kalua në drejtësinë e partisë.

Sot, përzgjedhja për shkak të vetingut nga lart-poshtë, përzgjedhja është politike, siç dëshmoi Komisioni i Venecias, në raportin e tij për reformën.

Duke mbështetur çdo akt të zbatimit të ligjit, nuk mund të pranoj si sukses të madh dënimin e një gjykatëseje që e meriton plotësisht, e cila është po aq kriminele sa kriminelët që ka liruar, në një kohë kur politikanët i kanë prekur këtij vendi mekanizmin elektoral, kalojnë nga SPAK-u pa i hyrë “ferra në këmbë”.

Drejtësia është ndërtuar e gjitha mbi racizmin krahinor, mbi parimin ideologjik të drejtësisë për partinë”, u shpreh Berisha për A2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re