Sali Berisha akuzoi sërish George Sorosin si porositësin dhe “autorin” e shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga Korça, Berisha deklaroi se Soros i futi të gjitha OJQ nën ombrellën e PS duke i thënë asaj më shumë fuqi dhe se Partia e Punës.

“Unë kërkova që Soros të shpallej “non grata” dhe është e regjistruar kjo gjë. Kërkova nga Senati i SHBA, PE që të bëjnë ligje të ndalojnë veprimtarinë e tij e cila është antidemokratike.

Ai në Shqipëri i mori të gjitha OJQ dhe i futi nën ombrellën e Partisë Socialiste dhe sot PS falë Sorosit ka pushtet 10% më shumë se Partia e Punës. Do t’ia çmontojmë këtë pushtet Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re