Lideri i opozitës Sali Berisha ripërsëriti akuzat ndaj ambasadores Yuri Kim përgjatë  një takimi të zhvilluar me deputete të partisë demokratike.

 

Ai tha se Yuri Kim përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët.

 

 

E theksoj këtu në këto momente, që demokratët jo që nuk duhet të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenarë për qëndresën e tyre epike ndaj mafias më të rrezikshme të planetit, përpjekjeve kriminale supermafioze të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës.

Por duhet të pranomë se këto përpjekje nuk ishte vetëm McGonigal, por po kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte edhe McGonigali me fustan ose zonja Yuri Kim, e cila ka heshtur nga 25 Janari deri më sot, për gjëmën që Gonigal u përpoq ti bënte, i kontraktuar nga  Edi Rama, opozitës.

Nuk e thotë, se e vërteta është se ajo në detyrë përdori të gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA-së për të mbajtur në krye të kësaj partie, Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse.

Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje. Ka një enigmë të jashtëzakoshme, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të bëjë gjithçka, të vendosë në krye të opozitës si kryeministër alternativ, njeriun e financuar nga rusët.

 

Madje Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan I Shtetit të hetojë të gjithë veprimtarine e Yuri Kim në Shqiperi.

 

I bëj thirrje inspektorit të Përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së, të hetojë këtë veprimtari, e cila siç ja kanë thënë në sy, jo një por disa diplomatë perëndimor, kishte qëllim të vetëm të forconte pushtetin e Edi Ramës, të forconte pushtetin e Edi Ramës, duke shkatërruar opozitën.

Pse u ndala në këtë moment? U ndala për të ju thënë demokratëve, se më të fortë se ju nuk ka opozitë në Europë. Sepse u ngritët mbi të gjitha këto, u ngritët të frymëzuar nga idealet tuaja, duke pasur si udhërrëfyes të vërtetën, dhe duke mbetur gjithnjë opozita më pro perëndimore e Rajonit, duke mbetur gjithnjë admirues të SHBA-së, vendit të lirisë.

 

Berisha e konsideroi Edi Ramën një armik të vërtetë të SHBA-së.

 

Edi Rama një kufomë politike e pakallur, e kam theksuar dhe e theksoj përsëri, është i aftë të bëjë gjithçka, të marrë çdo vendim, por çfarëdo që të bëjë nuk ka shpëtim. Ai është faktuar një armik i vërtetë i SHBA-së, me rekrutimin që i bëri kryezbuluesit të atij vendi dhe siç tha Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së dhe ministri i Drejtësisë, në Senatin e SHBA-së, se çdo njeri që paguan një nënpunës të SHBA-së për shërbime ndaj qeverisë së vendit të tij, kërcënon sigurinë e SHBA-së.

Edi Rama pagoi një nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së SHBA-së, McGonigal. E pagoi atë direkt për interesat të pushtetit të tij. E pagoi atë për ta përdorur si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare.

Por sot demokratët, ndihen më krenarë se kurrë, sepse kundrejt këtij kurthi makbethian, kundrejt agresionit brutal nga mafia më e rrezikshme e planetit, Rama-McGonigal dhe jo vetëm ata. Gonigal kishte ekip, Dorian Duçkën, Marko Rossin, Lou Bladel që sipas Sokol Ballës merrej me dosjet e opozitës, Agron Nezën dhe të tjerë. Pra të gjitha  këto u bënë që të asgjësojnë PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re