Ish kryeministri, Sali Berisha, gjatë “Foltores” në Peshkopi, ka komentuar edhe një nga deklaratat e Bashës në mbledhje me demokratët, ku ai citohet të ketë thënë nga mediat, se i përket edhe fisit të Bashëve dhe të Hotëve, të cilët punë “i zgjidhin edhe ndryshe”.

Berisha u tall me Bashën për këtë shprehje, duke i kujtuar se ai ndoshta nuk ngjan me asnjë nga këto fise…

Del dhe thotë jam dhe Bashë jam dhe Hotë!   Para dy muajsh bëmë një muhabet. Do ua them, nuk e kisha ndërmend, por do e them. I them, Lul mos u përziej në këtë punë, nuk i kërkoj ndihmë akujt. Hotjanët e kanë pas një fjalë “ndihma e Zotit, pushka e Hotit”. Kjo do të thotë, ndihma e zotit, pena ime. Tani ky thotë jam edhe Bashë edhe Hotë. 

Edhe Bashët edhe Hotët, kanë patur burra të penës dhe të pushkës, të betejave dhe fitimtarë. Por ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Edhe tek Bashët, edhe të Hotët, në çdo fis dhe familje, bespreri është, e dini vetë…

Të bashkohemi me ata që kanë themeluar këtë partinë!”, tha ndër të tjera Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re