Sali Berisha do të mbajë “Foltoren” e tij në qytetin e Vlorës. Takimi me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të degës së Vlorës do të mbahet të shtunën në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës.

Takimi është njoftuar nga vetë Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Ditën e shtunë më datë 25 Shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Sali Berisha.

Vlora do të jetë takimi i tretë i “Foltores” së Berishës, pas Tiranës dhe Fierit.

Ai ka ndërmarrë këtë nismë pas shkarkimit nga grupi parlamentar i PD, vendimin të cilin e mori kryedemokrati Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re