Skip to content

Berisha të hënën në SPAK, PD thirrje për mobilizim! Zbardhet mesazhi drejtuar strukturave të degëve

Berisha SPAK vendimi detyrimi protesta masa sali Berisha Prokuroria masa logo SPAk ish kryeministri scaled

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e Apelit të GJKKO  për “detyrim paraqitje”.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike, i ka dërguar një mesazh strukturave të saj, përmes të cilit kërkon mobilizim për Berishën, nesër në orën 09:30 përpara selisë  së SPAK-ut.

“Të dashur miq. Nesër diten  e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të PD.

Kujtojmë se më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024 nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të shkallës së parë, por kjo vendimmarrje u rrëzua më pasnga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.

Ky i fundit e rrëzoi kërkesën e Berishës për shuarjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “arresti në shtëpi” dhe e zëvendësoi me masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjykata e urdhëroi Berishën të paraqitet përpara oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

“”