Apeli i GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet nesër datë 6 janar. Lidhur me masën që e Apelit të GJKKO,  Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të SPAK.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij. Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, ka shkruar demokrati Flamur Noka në Facebook.

Kujtojme qe Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”, ndersa theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg.

“Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani“, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko