Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Beratit, u shpreh se duhet që të mblidhet Kuvendin Kombëtar.

Berisha thekson se Kuvendi Kombëtar duhet që të mblidhet, për të rishkruar statutin dhe për të vendosur kufij ndaj kryetarit.

“Nuk votohet për një besëthyer. Të mbledhim Kuvendin për të rishkruar statusin tonë, në të cilën ju anëtarë dhe simpantizantë të PD të merrni vendin qendror.

Ju me primare të votoni deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë kryetarit, duhet të jemi instittucionalisht, nëse nuk ndodh, do çojmë ligje si ai të çojmë ligje te SPAK, duke thyer ligje të vyera të demokracisë, si ndarja e pushteteve”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re