Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha këmbëngul në zhvillimin e protestave kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzon si përgjegjësin e drejtpërdrejt të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhen familjet shqiptare. Në bashkëbisedimin me qytetarët e Libohovës, të rinjve atje u kërkoi t’i bashkohen protestave që do të organizohen nga opozita.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

Në këtë betejë, ju bëj thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, por qoftë edhe për protestat më të fuqishme. Ne kemi një detyrim të madh ndaj njëri-tjetrit, ndaj vendit, ndaj trashëgimisë tonë atdhetare, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe. Energjia e të rinjve, angazhimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.”

 

Po aq përgjëgjës për Sali Berishën, Edi Rama është për shpopullimin e vendit.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

Para syve tanë shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi. Para syve tanë varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Çmimi i energjisë është rritur. Në këtë kohë biznesit i rritet energjia nga 71 lekë dhe jua ngritën 2250 lekë. Këtë çmim e paguajnë qytetarët në gramaturën e bukës që blejnë. Vendi prodhon 1 mln ton naftë. Po çfarë përfitojnë shqiptarët? A nuk është kjo naftë mallkim për ne? Sepse Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë. Atë taksë e vendos sa është çmimi i naftës në Uashington.”

 

Pas Libohovës, ish kryeministri Sali Berisha u takua edhe me qytetarët e Lazaratit.  Kreut të qeverisë i tha se nuk do ta lejojë që ta shpërbëjë Lazaratin dhe se qasja e vazhdueshme e persekutimit te atij që e quajti bastion të lirisë, me Partinë Demokartike ne qeveri do te marre fund.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re