Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka dhënë gjithashtu edhe modelin i cili sipas tij çon opozitën në zgjidhje të problemeve të brendshme.

Hitaj theksoi se PD-ja duhet të bëjë zgjedhje të nxituara për kryetarin e ri por të hyjë në një proces paqeje mes anëtarësisë, drejtuesve të partisë dhe grupit parlamentar për një kohë gati 3-4 muaj.

PD është futur në një udhëkryq të jashtëzakonshëm që nuk fillon vetëm me shpalljen “non grata” të Berishës, nuk fillon vetëm nga vendimi i gjykatës e cila njeh një palë që bëri Kongres kundërvajtje me partinë. Për herë të parë në 30 vite është ndër të pakta raste që një parti politike fiton mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë një parti humbet mandatin e tretë dhe qëndron në opozitë.

Ky është një fakt që tregon se kjo forcë politike është në një udhëkryq të vërtetë ku të gjitha grupet e interesit duhet të lënë mënjanë mëritë e tyre dhe të kalojnë mbi veten e tyre për të bërë një forcë politike realisht demokratike dhe fituese. Pas entuziazmit që pari Komisioni i Rithemelimit ata u kthyen në selinë e PD me në krye Berishën. Por tani fakti po tregon ndryshe nga entuziazmi jemi para një të vërtete të hidhur. Një e vërtetë e hidhur që tregon se PD duket larg bashkimit të mundshëm mes rrymave të brendshme. Fakti është Berisha ka mbështetje të demokratëve por nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar. Nëse Alibeaj nuk do të kishte mbështetje të grupit parlamentar ai do të ishte shkarkuar me mocion mosbesimi. Por kjo tregon se as Berisha nuk e ka mazhorancen e grupit parlamentar as të drejtuesve të partisë dhe kjo e bën akoma edhe më të vështirë situatën për të ardhmen. Kjo tregon në një farë mënyrë që foltorja nuk e dinte që do të vinte kjo ditë. Mbi të gjitha ajo që është më problematike nuk ka strategji të mirëfilltë për bashkim. Bashkimi nuk është një fjalë por një proces paqe që zgjat dhe nuk është kaq i thjeshtë dhe i shpejtë. Këto 8 vite tregojnë se ajo nuk është partia e Berishës në total, Berisha ka bazën por është formuar një grup në parti që është kundër tij.

Duke parë dy palët Zoti Berisha ka shkuar shumë larg dhe nuk mund të tërhiqet, më e mira do të ishte tërheqja dhe t’i hapte rrugë një qetësimi të ujërave me SHBA. Shqipëria nuk mund të bëjë pa Amerikën por Berisha ka shkuar shumë larg dhe ai nuk e ka plan për tu tërhequr. Kjo forcë politike duhet të ketë një strategji për pajtimin e palëve. Në PD përçarja është e theksuar dhe nuk mund të mbyllen plagët kaq lehtë. Në këtë situatë të tillë duhet të ishte një proces dhe dialog i madh mes palëve, pa përjashtuar palë dhe pa kushte. Në grupin e foltores shikoj revansh dhe pa vizion për të ardhmen. Unë do të rekomandoja krijimin e një procesi pajtues që do 3-4 muaj që të zgjidhet. Ndërkohë ke Komisionin e Rithemelimit që kanë deklaruar se më 30 prill do të caktojnë datën se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar, unë mendoj se është shumë herët. Sepse palët janë shumë të ndara dhe kanë krisje të fortë, madje as nuk komunikojnë fare me njëri tjetrin”, tha Hitaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re