Gjatë ditë së sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që i ka mbërritur në rrjetin e tij social ku një qytetar denoncon rastin e rëndë të ndodhur në fshatin Rrase te Kalivacit, ku një 27 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë.
Berisha thotë se vetëvrasja e 27 vjeçarit erdhi si pasojë e stresit dhe dëshpërimit të madh që po kalonte pasi Eduard Ndreca pas humbjes në fshatin e tij, i kishte kërkuar mbrapsht lekët që i kishte dhënë për vota.
“Zoti ish kryeminister! Po ju njoftoj qe ne fshatin Rrase te Kalivacit, qendra administrative Ungrej banditi i rilindjes Eduart Ndreca pasi humbi ne fshatin e vet i kerkoi duke e kercenuar me jete leket e votave mbrapsht te ndjerit Kastriot Lukes!”- shkruhet në mesazhin që Berisha ka publikuar.
Ndërkohë nuk vonoi shumë që të prononcohej për Fax News edhe e fejuara e 27 vjeçarit të vetëvrarë e cila tha se vdekja e tij ishte natyrale dhe se pretendime të tilla ishin të pabaza.
“Unë nuk e di përse dalin këto pretendime, kur në fakt fitoi PS partia që ai donte. Ne kemi folur bashkë gjithë kohës bashkë dhe vdekja e tij ishte natyrale. Zoti e deshi pranë vetes”- ka thënë për Fax Neës e fejuara e 27 vjeçarit, duke mohuar që ai të jetë vetëvrarë.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
