Skip to content

Berisha thërret protestë kombëtare më 8 janar para selisë së Partisë Demokratike

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka paralajmëruar sot protestë para godinës së PD.

Në posterin për protestën, komisioni bën me dije se protesta do të jetë kombëtare dhe qëllimi i saj është që selia e PD të mos kthehet “në bunkerin e pengun, por në shtëpinë e demokratëve”.

Protesta do të zhvillohet të shtunën në orën 12:00 përpara selisë së Partisë Demokratike.