Skip to content

Berisha thirrje për Eurojust dhe Europol: Të vijnë dhe të hetojnë krimin monstruoz që autoritete e vendit u bëjnë qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij i ka bërë thirrje Eurojust dhe Europol të vijnë dhe të hetojnë atë që e quan krim monstruoz të autoriteteve të vendit ndaj shqiptarëve, duke referuar çështjes së mbetjeve toksike.

Berisha gjithashtu u ka bërë thirrjeë qytetarëve “të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë”.

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq!

Le të falenderojmë ne përfaqësuesit e rrjetit ndërkombëtar të Bazelit.

Le të falenderojmë për mbrojtjen që ata po i bëjnë interesave, shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, duke gjurmuar hap pas hapi këtë veprimtari të tmerrshme kriminale të autoriteteve shqiptare.

Mirënjohje të pakufishme.

Por ftesa ime është të dërgojnë misione, të hetojnë në tunele të Shqipërisë, aty ku fshihet e vërteta e biznesit kriminal të Edi Ramës.

Aty do të mësojnë se cili është Edi Rama dhe banda e tij që qeveris Shqipërinë.

I bëj thirrje EuroJust, Europolit, të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz që autoritetet e vendit bëjnë ndaj qytetarëve shqiptarë.

U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë.

“”