Ish lideri i demokratëve, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me mediat, ka përsëritur akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Ai bën përgjegjës Veliajn, për aferën me inceneratorët, ndaj kërkon ndëshkimin e tij nga drejtësia.

 

“Çdo ditë që kalon, amnistia e Erion Veliajt nxin si monumenti më i shëmtuar, më i turpshëm i kontrollit të drejtësisë, i triumfit të padrejtësisë.

 

Erion Veliaj kërkon të kalojë sot në një mbledhje të mbyllur dhe më këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të opozitës, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mos lejojnë mbajtjen e asnjë mbledhje të këshillave bashkiakë me dyer të mbyllura.

 

Duke mbyllur sallat e parlamenteve lokale, kryetarët mafiozë duan të fshehin krimet e tyre të vazhdueshme Nxin çdo ditë e më shumë monumenti i turpit i amnistisë së Erion Veliajt. Sot ai kalon në këshill bashkiak vendimin për 600 milionë të tjera për kompaninë e tij, me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 milionë euro kalon ky mafioz, duke zhvatur qytetarët shqiptarë me tarifën 29 euro toni, kur kontrata parashikon 11 euro’, tha ai.

 

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në protestë kundër Veliajt.

 

“Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar aty ku e ka vendin, te dera e burgut. Sepse nëse presim për SKAPin, ju garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij. Erion Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave me landfill- veçim, seleksionim dhe riciklim dhe të kalojë me djegie. Askush në Shqipëri nuk mund të vendoste përveç atij”, thekson Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re