Sali Berisha e quan mandatin e tretë qeverisës të kryeministrit Edi Rama si “fatkeqësinë e tretë kombëtare të Shqipërisë”.
Ish-kryeministri përsërit akuzat ndaj Ramës si vjedhje me rrugët, taksat, shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtet, e të tjera.
Ai i bën thirrje shqiptarëve të çohen në protestë sa më shpejt.
Shkrimi i plotë i Berishës:
Rama 3 apo fatkeqesia e trete kombetare e Shqiperise dhe shqiptareve!
Miq, dje Kreu i Meduzes se krimit te organizuar karteleve te droges dhe korrupsionit shpalli emrat e narkoqeverise Rama 3 apo fatkeqesise se trete kombetare per Shqiperine.
Rama 3 eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse ardhja ne pushtet per te treten here Edvin Kristaq Rames bazohet ne instalimin e partise shtet, blerjen masive te votes, perdorimin masiv te te dhenave personale njelloj si ne diktature, dhunimin nga bandat dhe krimi i votes se qytetareve shqiptar.
Mandati i trete i Edvin Kristaq Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse vjen pas dy mandateve ne te cilat shqiptaret u mashtruan u varferuan u izoluan si kurre ndonjehere me pare ne keto 30 vite.
Sot pas dy mandateve, shqiptaret, nga qytetaret me rrogen mesatare me te larte ne rajon, kane rrogen mesatare me te ulet ne rajon, 30% me te ulet edhe se Kosova.
Sherbimet ndaj qytetareve u shpartalluan, nga covid 19 vdiqen me shume shqiptaret se çdo komb tjeter ne Europe dhe ne bote, kjo sepse ata jane qytetaret me te pambrojtur te kesaj toke.
Mandati i trete i Edvin Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare sepse njelloj si dy te tjerat do jete mandati i krimit, droges, konsolidimit perfundimtar te narkoshtetit dhe kakistokracise.
Ne dy mandatet para te Kreut te Meduzes, Shqiperia u shnderrua ne narkoshtetin e vetem ne Europe, qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut, Lindjes se mesme dhe Amerikes se Jugut, prodhues kryesor i kanabisit ne Europe, rruge kryesore e heroines per Europen dhe baze e madhe e zbarkimit te drogave te forta nga Amerika Latine.
Rama tre eshte fatkeqesia e trete madhore e shqiptareve sepse njelloj si dy mandatet e tjera bazohet ne vjedhjen ne taksa, dogana, prokurime te te ardhurave te qytetareve shqiptar nga klika kleptokratike ne pushtet. Ne dy mandatet e shkuara korrupsioni kapi nivelet me te larta te pushtetit, Shqiperia u ngjit ne vendin e dyte ne bote per ryshfetin, prokurimet sekrete u rriten me 15 here, çmimi i ndertimit te nje km rruge u rrit me 8 here.
Mandati i trete nis kur per shkak te vjedhjeve te papermbajtura nga Kreu i Meduzes dhe hajnat e tij ne Shqiperi kane perfunduar se ndertuari gjithsej 27 km rruge te bajpasit te Fierit dhe 7 km rruge Ibe Farke traseja e te cilave ishte ngritur para vitit 2013. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 u ndertuan 11300 km rruge autostrada ura dhe tunele.
Mandati i trete eshte mandati i fatkeqesise se trete kombetare sepse:
1- Me dy mandatet e tij Edvin Kristaq Rama u deshmua nje Vaso Çubrillovic i vertet i cili me politiken qe ndoqi perzuri nga Shqiperia mbi 530000 qytetar te saj.
2- Ai me muret e droges, krimit dhe korrupsionit, qe ndertoi ne dy mandatet e shkuara i mbylli dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me BE. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 Shqiperia arriti:
⁃ firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit me BE,
⁃ pranimin e kerkeses se saj per tu bere vend anetar i BE,
⁃ liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian dhe
