Sali Berisha komentoi edhe deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila kërkoi që persona si Tom Doshi të mos kandidohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Berisha u shpreh se Doshi me të vërtetë që ka një parti tjetër, por ai është pjesë e PS-së. Ai shtoi se në PS ka persona me më shumë rekorde se Tom Doshi, duke përfshirë këtu dhe emrin e kryeministrit Rama.

“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama kur pati sherr Doshi me Metën thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita.

Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re