Sali Berisha ka thënë gjatë takimit të tij, se gjatë bisedave që ka pasur këto ditë më demokratët, ka mësuar se ata nuk e kanë dashur asnjëherë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur prej tij.
Berisha tha se nuk e dinte këtë gjë, por e mori vesh vetëm këto ditë.
Sali Berisha: Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Të dashur miq, kam sot nga mëngjesi deri në darkë që takohem me demokratë thjeshtë, drejtues, drejtues të rretheve, të gjithë ma kanë thënë hapur në sy.
Doktor ne atë nuk e kemi dashur. Por, ne atë e kemi mbështetu sepse e mbështet doktori.
Mund tu duket çudi, por unë nuk e njihja këtë pakënaqësi në këto përmasa. Sepse i kisha mbyllur hesapet.
Salla: Tup, turp, turp,….na ka vrarë dinjitetin.
