Kryetari I Partisë Demokratike tha se kabinetin qeveritar do ta bëjë publik pas fitores së 11 majit.
I pyetur nga Fatmir Merkoçi, Berisha tha se pjesë e kabinetit qeveritar do të jenë edhe shqiptarët e diasporës.
“Kabineti do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarë kombëtar, të shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve të diasporës.
Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët në Britani. Kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Sali Berisha.