Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë këtë të dielë në qytetin e Shkodrës Kjo vjen në momentin kur kreu i PD, Lulzim Basha ka njoftuar takime me bazën e anëtarësisë së PD në qytete të ndryshme të vendit dhe mendohet se do të fillojë nga Shkodra.

Ish kryeminsitri tha se revolucioni do të vazhdonte me çdo kusht deri në kthimin e selisë tek anëtarët e PD.

Pyetje: Do ketë një protestë tjetër si 8 Janari?

Sali Berisha: Së pari një herë ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit.

Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD.

Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka një nen në të cilin sanksionon se selia e PD ëshë ajo ndërtesë që sot Lulzim Brava e ka shndëruar në cerdhe krimi bunker të turpit të historisë.

Do kthehet selia demokratëve s’ka forcë në botë që t’u marrë dot selinë ta shndërrojë në kulla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re