Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për aksionet e opozitës që janë bërë pas largimit të tij nga qeveria.

Berisha ka treguar rolin që ka pasur në ngritjen e çadrës para zgjedhjeve të vitit 2017, për djegien e mandateve, por dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Berisha tha se këto vendime janë marrë nga Basha, dhe ai nuk është përzier, por shtoi se vetëm për djegien e mandateve ka dhënë një mendim.

Thonë që keni marrë vendimin për ngritjen e çadrës?

Unë çadrën kurrën e kurrës, ishte një ide e Lulzim Bashës. E mbështeta, por ata që më njohin e dinë si jam unë

Po për largimin nga Parlamenti?

Më nderon nëse ma faturon mua. Unë jam i vetmi që kam thënë vetëm dy fjalë, me këtë shkojmë në fitore ose në katastrofë.

Për mospjesëmarrjen në zgjedhje?

Nuk jam përzier fare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re