Sali Berisha në kryesinë e Partisë Demokratike foli për aksionin opozitar, duke thënë se beteja në Parlament e deputetëve ka nisur dhe duhet të zgjerohet edhe më tej në terren.

Sipas tij, parlamentarët nuk do ta braktisin Parlamentin, por do të qëndrojnë derisa opozitës t’i rikthehet e drejta e plotë, ndërsa PD u shpreh ai do të qëndrojë derisa shqiptarët të votojnë të lirë.

“Të shpërndahemi në një takim me bazën tonë. Me këtë thirrje ne duhet të fillojmë betejën, parlamentarët e kanë filluar betejën në parlament. Nuk do braktisin parlamentin, por do qëndrojnë aty deri në rikthimin e të drejtave të plota të tyre. Ndërsa PD do qëndrojë derisa shqiptarët të votojnë të lirë”, tha në fund të fjalës së tij ish kryeministri Berisha.

Berisha tha se tani është koha për betejë pa kthim qe kerkon sakrifica.

“Tani është koha për betejë! Tani është koha të ngrihemi! Tani është koha që cilido që mendon dhe beson se duhet të luftojë për demokracinë në këtë vend, për dinjitetin në këtë vend, se pa demokraci nuk ka dinjitet. Kurrë! Ne duhet të ngrihemi!
Ne nuk mund të pranojmë… ne e nisëm këtë, askush të mos e lidhë më këtë që ndodhi. Kjo që ndodhi është dëshmi e radhës e atyre faktorëve që na detyruan të shpallim betejën pa kthim.  Beteja pa kthim duhet të organizohet. Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat. Unë jam i bindur se problemet me të cilat përballen demokratët, janë shumë të dhimbshme, janë shumë të thella, janë shumë të mëdha. Por zgjidhje tjetër nuk ka përveç mobilizimit, përveç ngritjes në këmbë, përveç betejës! Përndryshe, sa më shumë të zvarritet, aq më e thellë bëhet kriza. Aq më dëshpëruese bëhet situata”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re