Ish-kryeministri Sali Berisha tha në konferencë me gazetarët se do të krijojnë një front të gjerë opozitar për të kryer misionin e zhvillimit të protestave.

Berisha garantoi se po bashkëpunon me Ilir Metën, duke theksuar se janë të palëkundur për rikthimin e votës.

“Po të garantoj që po bashkëpunoj dhe Ilir Meta është jashtëzakonisht entuziast për detyrimin që ka opozita për rikthimin e votës.  PL mbetet e palëkundur. Ju garantoj që do krijojmë frontin më të madh opozitar dhe ta ta kryejmë këtë mision”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nëse në këtë front opozitar do të jetë edhe Basha, Berisha tha: “Ti po më pyet a mund të jetë Taulant Balla në frontin opozitar? Mos bëj shaka! Ça pune ka Lulzim Brava me opozitën?”

Pyetje: Ju thatë që do krijojmë frontin më të gjerë opozitar. A do jetë Basha pjesë e këtij fronti?

Berisha: Ti po më pyet a mund të jetë Balla në frontin opozitar? Mos bëj shaka! Ça pune ka Lulzim Brava me opozitën?

Pyetje: Evi Kokalari ka thënë se do bëjë një parti për zgjedhjet e 2025.

Berisha: Unë jam këtu për të komentuar për realitetet aktuale. E vërteta është që ajo nuk është më një bashkëpunëtore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re