Ish kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha është peng i Ramës dhe ti thuash atij që bën opozitë bën mëkat.

I ndalur tek rasti i sherrit mes dy deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, Berisha tha se opozita është në protestë dhe deputetet nuk duhet të provokohen.

“E ndoqët gazetarin britanik? Ai tha se Lulzim Bashës ja mbylli dosjen ëmbëlsirave ruse një zyrtar i FBI që është në vështirësi të mëdha, që është McGonigal.

Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal dhe Basha ta ketë shqiptuar emrin e tij.

A i mori para Bashës McGonigal apo nuk i mori nuk jam në këto, por nuk kisha dyshime. Jo më kot kisha shtruar para jush pyetjen. Si ka mundësi që ky njeri për të cilin po e hetonte, ky tani pas dy vitesh nuk e shqiptonte emrin e tij, sepse ishte peng.

Tu thuash shqiptarëve se Lulzim Basha është opozitë bën mëkat. Ai është peng i Ramës.

Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë ti provokojë ata. Pse janë në protestë? Për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit., Ata po mbrojnë të drejtat e cdo deputeti. Cdo deputet që i provokon ata, është provokator i ulët. Protesta ka një ligj, nëse nuk merr pjesë në të respekto. Protesta në moral dhe kod respektohet dhe ata deputet të cilët provokojnë koleget e tyre për një kauzë të drejtë ata janë provokatorë të ulët. Nuk jam për asnjë skenë, por kur je në protestë je në protestë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re