Për herë të parë Sali Berisha ka ‘kaluar’ në radhët e socialistëve për herë të parë. Përpara se të merrte fjalën në Kuvend, Berisha tha se u ul në karriget e deputetëve të PS për t’iu thënë qytetarëve që mbështesin socialistët dhe se avokat të vetëm në Kuvend kanë PD.

 

Pas Berishës, fjalën e mori edhe krytari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili reagoi ndaj Berishës.

 

Balla tha se socialistët nuk reaguan ndaj Berishës sepse menduan që rrestimi I tij majtas erdhi për shkak të gjendjes shëndetësore ose pleqërisë.

 

Përndryshe Balla u shpreh se Berisha nuk mund t’i përfaqësonte kurrë socialistët.

 

‘Ky burrë turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë. Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ky Partisë Socialiste i ha atë.’– tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re