Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet nga gazetarët në lidhje me letrën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së që i kërkuan që të lirojë zyrën deri më 5 Janar.

Kryedemokrati theksoi se ata janë futur në këtë betejë vetëm për karrigen, ndërsa u shpreh: “Ne nuk na plas për karriget”.

“S’e kanë mendjen shqiptarët te karriget, por ata që paskan qenë në betejë për karrige. Fatkeqësi e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat tanë kanë dështuar dhe kanë prodhuar që mendjen në këtë kohë ku ju nuk keni para për të mbushur tavolinën për fëmijët tuaj, e kanë tek karriget e tyre.

PD i ka marrë vendimet e veta dhe do i qëndrojë atyre deri në fund. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuarën, por edhe përqafimi me të ardhmen.

Çdo vendim i PD do të jetë në funksion të njerëzve, në funksion të halleve të tyre. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re