Sali Berisha tha se votëbesimi i tij në krye të grupimit politik demokrat nuk do të bëhet përmes Kuvendit Kombëtar, por përmes një referendumi ku do të marrë pjesë anëtarësia e demokrateve.

 

Ai shtoi se duhet vetëm të përcaktohet data se kur do të bëhet ky referendum.

 

Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe  duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re