Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin që u ndërmor ditën e djeshme nga SPAK, ku u dhanë 15 urdhër arreste dhe u ekzekutuan 4 prej tyre.

 

Berisha shprehet se operacioni u dekonspirua dhe mandatet e  arrestit u shitën deri në 5 milionë euro duke bërë të mundur arratisjen e 11 personave të tjerë që pritej të arrestoheshin nga policia.

 

Ish-kryeministri shprehet se dekonspirimi dhe arratisja e tyre u orkestrua nga Kryemnistri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

 

“Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.

 

Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi.

 

Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit.

 

Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informon, pavarësisht nga krimi që mund të kenë kryer.

 

Të gjitha fijet e këtij operacioni të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re