Sali Berisha thotë se masa e sigurise e konfirmuar nga GJKOO që e vendos atë në “detyrim paraqitje” dhe ndalim lëvizje jashtë jashte përmes bllokimit të pasaportës është e paligjshme.

 

Ish-kryeministri shtoi përmes një deklarate për mediat se avokatja e caktuar nga gjykata për ta përfaqësuar është jo vetëm e paligjshme, por sipas tij edhe fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

 

Më tej Berisha hoqi paralelizma mes arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit të lidhur me krimin Pellumb Gjoka.

 

Ai tha se është paradox I madh që Malltezit iu sekuestruan menjehere pronat dhe llogarite ndërsa kriminelit Gjoka, ia bënë këtë gjë vetëm dje, disa muaj pasi e kanë prangosur.

 

Profesor Abi Malltezit, pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore në mënyrë absolute, i vendosin sekuestro brenda orës, për të gjitha pronat e tij.Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan t’i vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në EncroChat dhe SKY, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta krimi.Megjithëse janë dorëzuar, kanë kaluar 2 ose 3 muaj dhe vetëm dje u kujtuan se ky problem ekziston.Merrni vesh ju se çfarë organizate është SKAP-i.Tani thanë se njerëzit do pyesin se këtij ia sekuestruan të gjitha pronat, dhe ato që ka pasur kur ata kanë punuar si zyrtarë në OKB, kanë pasur një rrogë më të madhe dhe kanë blerë prona, edhe ato të gjitha ia ka sekuestruar SPAK i partisë.Kurse për Pëllumb Gjokën u kujtuan dje.Dje u kujtuan, kurse për këtë u kujtuan brenda një ore.Flet vetë.Ato që bëhen nën presion nuk janë kurrë pozitive. Ato nuk prodhojnë kurrë pozitivitet.Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë. të gjitha, llogaritë dhe çfarë kishte.Dhe kjo ishte e qëllimshme. Se Pëllumb Gjoka, përveçse mik i Edi Ramës, është edhe mik i Taulant Ballës. E kam deklaruar këtu se ka udhëtime në Itali me Taulant Ballës.Se gjëja e parë, Pëllumb Gjokës i bllokoheshin të gjitha llogaritë.Përkundrazi, kjo sekuestro u vendos pasi ai zbrazi të gjitha llogaritë. I çoi paratë ku deshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re