Ylli Manjani prej muajsh tashmë është kthyer në avokatin mbrojtës të Sali Berishës. Pas takimin të kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Manjani ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Manjanit hall të madh duhet të ketë edhe ambasadorja, që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë.

“Akoma më të madh duhet ta ketë hallin kur thotë se investimet Amerikane do ja garantojë opozita. A thua se qeveria ka bërë sherr me kunetërit…

Kurse atë muhabetin e demokracisë e ka shaka diplomatike. Opozita e atij,që ajo takon me kokë ulur te ambazhuri, është veç dallaver që ska asnjë lidhje me demokracinë. S’paska patur asnjëherë në fakt. E bëri Partinë Demokratike në parti Dallaveresh.

Po fundja njerëzia janë të lirë të takohen e të çmallen me njëri-tjetrin. Kanë edhe të drejtë ti bëjnë qejfin njëri-tjetrit, pavarësisht halleve që kanë”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Me tej Manjani, shtron pyetjen se sa viza ka dhënë ambasada e zonjës Kim për afganët e strehuar këtu përkohësisht.

“Gojët e liga thonë se as Lulit nuk ja ka dhënë vizën D… Nuk është se na plasi për këtë të fundit, por meqë ra fjala. Nuk është se nuk ka fjalë vërdallë…”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re