“Foltorja” e rradhës e Partisë Demokratike u ndal këtë të mërkurë në zonën e Sukthit në Durrës.

Në fillim të fjalës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanizt.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Sukthit, zonave përreth, i nderuar zoti kryetar i degës, të nderuar zotërinj deputetë, veprimtarë, kandidatë për deputetë, veprimtarë të PD.

Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë“, uroi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re