Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale, edhe pse masa e vendosur nga GJKKO ia ndalon diçka të tillë.

Ai ka ndarë një foto krah bashkëshortes Liri Berisha, ku uron qytetarët për vitin që sapo filloi.

“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK.

Atij i ndalohet gjithashtu postimi në rrjetet sociale edhe pse tashmë e ka bërë disa herë.

Fillimisht ndaj tij ishte lënë masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, e cila nuk u respektua nga Berisha.

Kështu SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për heqjen e lirisë së Berishës dhe Kuvendi e votoi me 75 vota pro. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re