Sali Berisha thotë se Urdhëri Ekzekutiv i presidentit amerikan dy ditë më parë, nuk ka lidhje me të, por vetëm me ata që duan të ndryshojnë kufijte e Ballkanit.

“Kam denoncuar Soros. Është korruptori i politikanëve.

Kam bërë thirrje që Kongresi i SHBA dhe PE  të bëjnë ligje kundër Sorosit, njeri ky me influencë të jashtëzakonshme.

Soros hartioi në Beograd projektin e ndarjes së Kosovës.

Filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës.

E mbështet urdhërin e Biden kundër ndryshimit të kufijve.

Nuk më ka paditur njeri në jetën time, jam detyruar të shkoj në gjykatë kundër SHBA për të vendosur dinjitetin tim, jo për vendimin”, tha ai.

Berisha thotë se do të punojë me të gjithë forcën e tij, që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen akoma edhe më shumë.

“Edhe sot që jam shpallur non grata nga SHBA, do punoj më gjithë mundësitë e mia që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidhohen gjithmonë e më shumë”, tha Berisha.

Tani se si mund të ndikojë për përmirësimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, kur SHBA e ka shpallur atë non grata, vetëm Berisha mund ta thotë.