Ish kryeministri Sali Berisha shprehet i vendosur për të rrëzuar nga qeveria kryesocialistin, Edi Rama.

 

Në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, ish kryedemokrati vijoi akuzat ndaj mazhorancës të cilën e akuzon se ka vjedhur votat e 14 Majit.

 

Ai deklaron se përmes protestave do t’i japë fund pushtetit të Ramës, ndërsa argumenton se zgjedhjet nuk ishin të lira.

 

“Ky u dha 860 mijë votuesve para në xhep për t’i dhënë votën, kurse sa janë nën dhe, kemi fenomenin Doshi. Partia e Doshit është rritur 310%, krahasim me 2019 se po ta krahasosh me kur ia ka marrë Gjinushit është rritur me 2 mijë përqind. Ai ka vetëm blerje”, thekson Berisha duke shtuar se Rama përdor Doshin për të blerë vota, ndërsa dhe vetë Rama blen akoma më shumë vota. “Nuk ka zgjedhje me Ramën”, thekson Berisha.

 

Nga ana tjetër, Berisha nuk ka lënë pa ironizuar as ambasadoren amerikane, Yuri Kim, për të cilën shprehet se kimizmi i saj me Ramën ka kufi vetëm qiellin.

 

“Ky thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri. Marrëveshja e fundit që u bë me ndërmjetësimin e guvernatores ai e hodhi poshtë. Ajo nuk foli më se kimizmi i tyre ka kufi vetëm qiellin”, tha Berisha.

 

Berisha ka vlerësuar figurën e paraardhësit të Edi Ramës. Ai shprehet se Rama dhe Nano kanë dallime fondamentaliste dhe ky i fundit, sipas tij futi votën në Partinë Socialistë.

 

“Midis Fatos Nanos dhe Edi Ramës të garantojë se ekziston një dallim fondamental. Fatos Nano ka dy merita, jo që nuk zhduku votën nga partia e tij, por futi votën në partinë e tij dhe nga anëtarë i thjeshtë përmes votës doli kryetar. Partinë që kishte ardhur e dorës së hekurt të një njeriu, ky e ndau nga ajo periudhë, e dyta Fatos Nano nuk ishte si ky që t’i lejonte vetes çdo gjë për të vjedhur zgjedhjet, Fatos Nano humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen”, tha Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re