Pasi votoi në Kuvendin e PD-së për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha dha një prononcim për mediat, ku theksoi se qëllimi i vetëm është rikthimi i PD-së në forcë fitimtare.

 

Berisha tha se çdo votë e hedhur në kuti do të tregohet për transparencë para kamerave.

 

“Qëllimi është rikthimi i kësaj force politike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit me sukses të plotë, siç theksova në fjalën time, ky Kuvend quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidencokracisë, vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese. E tëra e zgjedhur me modelin, një anëtar një votë dhe në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë. PD do bëjë gjithçka që këtë model ta promovojë në mbarë Shqipërinë, sot risia tjetër që ju do të përjetoni është se çdo votë do të tregohet para kamerave, njerëzisht ju kërkoj mos humbisni durimin dhe ndiqeni. Ju garaantoj se kjo rrokullisje e demokracisë e ka origjinën te nënçmimi i votës së lirë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re