Ish-kryeministri Sali Berisha sot bëri një denoncim për vjedhjen e votave në Kamzë. Në një komunikim me gazetarët, Berisha lexoi mesazhin e një qytetari, i cili thotë se Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Berisha, duke u ndalur te një denoncim nga qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë dhe një apartament nga Suli.

“Do t’ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza. Zoti Berisha dua t’ju vë në dijeni të një fakti kriminal për masakrën elektoral në Kamzë.

Vrasësi famëkeq i grave Dan Hutra që kreu masakrën e 1 marsit duke vrarë tre gra dhe plagosi tre të tjera ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës që në tetor 2022 në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Vrasësi i grave natën vidhte banesa ndërsa ditën mblidhte vota për Rakip Sulin.

Operacioni për blerjen e votave ka nisur një vit më parë, kur Rama konfirmoi Rakip Sulin.

Rakip Suli dhe drejtori i ujësjellësit Gentian Murataj që është nga Kukësi, nga e njëjta zonë me Dan Hutrën ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re