Përmes bashkebisedimit javor me gazetaret nga selia e PD, Berisha komentoi mes te tjerash interesin e medieve për mosmarrjen e fteses nga Yuri Kim në pritjen ajo organizoi në Ambasaden amerikane me rastin e 100-vjetorit te marredhenieve mes Shqiperisë dhe SHBA.

 

Kryedemokrati  Berisha deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.

 

Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Kjo për faktin se ajo ka dhënë, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Edi Ramën dhe mafien e George Sorosin më shumë se kushdo tjetër, perceptimin dhe imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në.U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve. Ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh uirmet më të mira në 100-vjetorin në të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike në këtë marrëdhënie. Në këtë kontekst, mendoj se turpërojnë Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-në, figura si Rama, Balla apo të tjerë. NAtyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia.

 

Berisha shtoi se ky fakt nuk e lekund pozicionin e tij ne luften kunder mafies se George Soros.

 

Asgjë nuk më lëkund besimin tek SHBA si vend i lirisë, si partneri më strategjik dhe mirënjohjen time për kontributin e dhënë për demokracinë e Shqipërisë. Sikundër nuk më lëkund asnjë betejën time kundër mafies së George Soros.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re