Në një intervistë të dhënë për VOA që pritet të transmetohet mbrëmjen e sotme, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur gjërësisht për punën e saj si diplomate në Shqipëri dhe sfidat që qëndrojnë përballë saj.
Përmes një postimi në Twitter, teksa ka shpërndarë një foto nga intervista, ambasadorja ka ngritur pyetjet: Ndryshim apo ngecje? Do të luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat?
Pyetje të cilat indirekt bien mbi ish-kryeministrin Berisha, i cili ka nisur një lëvizje të brendshme në Partinë Demokratike për rikthimin e asaj që ai e quan sovraniteti i munguar i Partisë Demokratike.
Përgjigjen e këtyre pyetjeve ambasadorja preferon ta japë vetë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke thënë se është koha të shikojmë nga e ardhmja dhe këtë mund ta bëjmë së bashku.
“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
30 years since Albania broke free of communist dictatorship. 30 years of transition. Time to choose again: Change or stagnation? Fight for the next generation or defend ghosts? Future or past? Let’s look to the future. will do it together. https://t.co/PVXDoPrAMO
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 16, 2021