Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje nga takimi i deputetëve të opozitës, i therritur sot ne Kryesinë e Kuvendit nga Gazment Bardhi.

Berisha theksoi se u diskutua agjenda e parlamentit dhe mbi “braktisjen që i bën Edi Rama Kuvendit”. Ish-kryeministri ka perjashtuar çdo mundesi per te krijuar nje Grup te ri Parlamentar.

“Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.

U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.

Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit.

Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.

Kur u pyet “a e konsideroni krijimin e një grup më vete?”, Berisha u përgjigj: “E sheh qielli e kthjellët dhe a e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re