Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka pasur asnjëhërë probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur atje në pushtet kanë qenë republikanët. Në një intervistë në Opinion, Berisha tha se amerikanët kanë bërë persion per vendosjen e Sander Lleshajt si President.

“Shqipëria nuk mund qeveriset me guvernatorë të huaj. Askush nuk mund të na përcaktoje ne Presidentin. A u bë një përpjekje për të na përcaktuar Sandër Lleshin? U bë.

Gjatë viteve që republikanët kanë qenë në pushtet unë nuk kam pasur asnjë problem me SHBA.

Akuzat tani janë politike sepse atyre nuk u kanë pëlqyer kundërshtimet e mia për ndryshimin e kufijve, Sorosin dhe kritikat e mia për reformën në drejtësi” – tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re